RRETH NESH

LAMTHI GROUP

Lamthi Group eshte kompani lider me eksperience 20 vjecare ne tregun shqiptar e cila e shtrin aktivitetin ne fushat:

Termo – hidraulikë, pishina dhe SPA, sisteme ngrohje dhe ftohje, filtrim uji të pijshëm, stufa dhe oxhaqe (me dru ose pelet), hidrosanitare, hidroizolime, pllaka ,si dhe vegla pune. Ne ju mundësojmë:

 Impiante për sisteme ngrohje

 Impiante për sisteme ftohje

 Impiante kondicionimi dhe ventilimi

 Impiante kundra zjarrit

 Impiante SPA

Kompanitë që grupi ynë përmban në vetvete janë:

LAMTHI BUSINESS sh.p.k

Lamthi Business sh.p.k, me një eksperiencë shumë vjeçare në tregun Italian, vjen fuqishëm edhe në tregun shqiptar që prej vitit 2009, si lider i markave Europiane më të njohura në fushën e termo-hidraulikës dhe teknologjisë së ujit.
Për të ofruar produktet më të kërkuara dhe cilësore në treg, sjellim pranë jush ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura në tregun Italian, Gjerman por edhe në rang botëror. Materialet dhe produktet që tregëtohen janë të teknologjisë së kohëve të fundit.

PISHINA WELLNESS

Kompania PISHINA & WELLNESS u formua në Veri të Italisë, e cila u vendos në rradhën e kompanive më prestigjoze në Itali për cilësinë dhe organizimin, ku mori dhe çmime në cilësi nga Entet Europiane. Kjo kompani operon edhe në tregun Shqiptar që nga viti 2010 ku bëhet pjesë e Kompanisë LAMTHI BUSINESS shpk. E specilizuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për: Pishina, Sauna, Banjo Turke, Bio Sauna, Haloterapi etj.

CONSTRUCTION TECHNOLOGY

Construction Technology është kompania më e re pjesë e Lamthi Group e cila e shtrin aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit. Ajo mundëson ndërtim impiantesh kondicionimi dhe pishinash, si dhe gjithashtu duke u fokusuar në ndërtimet industriale, komercilae dhe ato rezidenciale. Per të është e rëndësishme të dëgjoj kërkesat specifike të klientit dhe të krijoj një projekt të personalizuar për ta. Ju mbetet vetëm të na zgjidhni.

MISIONI & VIZIONI

QËLLIMI YNË

MISIONI

Misioni kryesor i kompanisë është që të ofrojë produkte me cilësi të standarteve maksimale e cila shoqërohet me garanci disa vjeçare dhe fletë origjine të produktit. Stafi ynë është i specializuar në fusha të ndryshme dhe i gatshëm për t'ju përgjigjur kërkesave të ndryshme të klientëve. Prioriteti ynë është kënaqësia e klientit. Kjo arrihet në saj të përkushtimit dhe shërbimit duke plotësuar me korrektësi kërkesat e tij.

VIZIONI

Vizioni i kompanisë tonë është që të rrisë gamën e produkteve që ofron për ju, për t'ju gjendur gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave tuaja. Gjithashtu përzgjedhja e partnerëve tanë kalon nëpër një filtër të imët në mënyrë që të ruajmë një pozicion të qëndrueshëm në treg. Punësimi i personave të specializuar në fushat përkatëse është një prioritet i yni i cili do të vazhdojë të jetë i pandryshueshëm, për të ofruar shërbimin më të mirë.